Gjendet trupi i pajetë i një personi në Bilisht. Viktima është identifikuar si shtetasi Ali Arapi,77-vjeç. Sipas policisë, kufoma u gjet poshtë një ure në aksin rrugor Bilisht-Kapshicë. Mësohet se viktima ishte denoncuar si i humbur nga familjarët që prej datës 17 nëntor. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes së 77-vjeçarit.