Gjykata ka pranuar kërkesën e grupit mbikëqyrës. 90 ditë kohë për kreditorët


Megjithëse nuk kishte arsimin e lartë, Kadëna kishte njohuri mjaft të mirë ekonomike


Para krijimit të shoqërisë, Kadëna kishte punuar në një fabrikë këpucësh në Tiranë


Detaje


Afati i pretendimeve - Gjykata vendosi se të gjithë kreditorët e subjektit Sude në administrim të paraqesin pranë administratores së falimentit pretendimet e tyre brenda 90 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi


Urdhri - Mbledhja e kreditorëve


Mbledhja e kreditorëve të mbahet brenda 60 ditëve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve. Urdhërohet publikimi i vendimit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Një kopje e vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit ti dërgohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit


12.991 - Kreditorë ka pasur firma piramidale Sude, me qindra milionë lekë të arkëtuara


Sokol Çobo


Anti-Government Demonstration in VloraGjykata falimenton zyrtarisht Suden, një nga firmat e para piramidale të hapura në Shqipëri, skema e së cilës u kopjua më pas nga dhjetëra shoqëri rentiere në vitet 1990-1997, duke mashtruar qindra mijëra shqiptarë, që lanë kursimet dhe pasuritë. Pas falimentit të këtyre firmave, apo mbylljes së tyre nga shteti, shqiptarët u revoltuan ndaj qeverisë, duke krijuar një situatë anarkie, ndërsa u sulmuan edhe repartet apo depot e ushtrisë, ku miliona armë dhe tonelata me municione përfunduan në dorë të qytetarëve. Dhe, rezultati ishte tragjik, me qindra të vrarë e mijëra të plagosur, ndërsa në vend u krijuan edhe bandat kriminale. Gjatë kësaj situate, shteti ndërhyri pak në këto firma, duke bllokuar paratë që kishin në banka, apo edhe aktivitetet e tyre tregtare, por dhe pasuritë e paluajtshme, të cilat i kaluan për administrim një grupi që u ngrit në atë kohë. Më pas, këto shoqëri qëndruan të hapura, por në administrim nga shteti, duke bërë edhe gjendjen reale të pasurive, të cilat do tu ndaheshin edhe kreditorëve. Ndër firmat që ka qenë në administrim ishte edhe Sudja, e cila u hap në vitin 1993 në qytetin e Tiranës nga shtetasja Maksude Kadëna. Megjithëse nuk kishte përfunduar arsimin e lartë, Kadëna kishte njohuri mjaft të mira ekonomike dhe kishte bërë shkollën e mesme ekonomike, ndërsa para këtij aktiviteti kishte punuar në një fabrikë këpucësh.


 


Vendimi i gjykatës


© Copyright 2010 CorbisCorporationPas vitesh në administrim, ku janë zbuluar rreth 13 mijë kreditorë, shumica e të cilëve nga Tirana, grupi mbikëqyrës, në pamundësi për të shlyer disa nga kreditorët, depozitoi në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për shpalljen e falimentit të shoqërisë huamarrëse Sude në administrim. Padia u regjistrua në datë 19 shkurt të këtij viti dhe për muaj të tërë, gjyqtarja Antonela Prendi, vlerësoi provat e paraqitura. Vendimi u dha më 18 dhjetor 2013, duke pranuar kërkesën për shpalljen e falimentit.


Në seancën e fundit gjyqësore, u shqyrtua kërkesa e subjektit huamarrës Sude në administrim të z. Zihni Tollozhinës, i emëruar në fillim të këtij viti nga Ministria e Financave. Më pas, u emërua zj. Mimoza Çibuku, administratore e kësaj shoqërie, ndërsa pas pranimit të kërkesës, gjykata vendosi se të gjithë kreditorët e subjektit Sude në administrim të paraqesin pranë administratores së falimentit pretendimet e tyre brenda 90 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Gjithashtu, të gjithë kreditorët të njoftojnë menjëherë administratoren e falimentit për pretendimet dhe të drejtat e tyre të siguruara mbi pasuritë e debitorit. Personat që kanë detyrime ndaj debitorit, subjekti huamarrës Sude në administrimin, tia paguajnë dhe shlyejnë ato administratores së falimentit. Mbledhja e kreditorëve për raportim të mbahet brenda 90 ditëve nga shpallja e këtij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të mbahet brenda 60 ditëve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve. Urdhërohet publikimi i vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit të Sudes në administrimin në Buletinin e Njoftimeve Publike. Një kopje e vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit ti dërgohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. Sipas saj, një kopje të këtij vendimi ti dërgohet Hipotekës, me qëllim njoftimin e të gjitha zyrave në rrethe për falimentimin, ndërsa të marrin njoftim edhe të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apo Autoritetit Rrugor Kombëtar.


 


Krijimi i firmës


Skemat piramidale filluan aktivitetin e tyre në Shqipëri pas viteve 90, ndërsa kryenin aktivitet në marrjen e një sasie parash hua dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje. E para firmë ishte ajo e Hajdin Sejdisë, në vitin 1991, i cili u mori shqiptarëve miliona USD, ndërsa u largua në Zvicër. Dy vite më vonë, Maksude Kadëna hapi firmën e saj piramidale të quajtur Sude, ndërsa ushtroi aktivitetin e saj në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Kjo shtetase ishte e komunitetit rom, ndërsa më parë kishte punuar si punonjëse në një fabrikë këpucësh. Suden e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuqishmet ishin VEFA, Gjallica, Demokracia Popullore -Xhaferri, Populli, Cenaj, Silva, Kamberi, Univers, Global Foods etj. Në fund të vitit 1996, firmat piramidale arritën kulmin e tyre, ndërsa interesat e tyre ishin shumë të mirë. Sipas dëshmive të asaj kohe, por edhe nga hetimet e mëvonshme të prokurorisë dhe gjykatës, u arrit të zbulohej se firma Sude kishte interesa 100%, ku mijëra shqiptarë iu drejtuan kësaj firme duke lënë kursimet, ndërsa shitën shtëpinë apo pronat e tyre. Pavarësisht interesave të larta, qeveria e asaj kohe lejoi vazhdimin e aktiviteteve, ndërsa pas falimentit të Popullit në Lushnjë, filluan revoltat e para popullore. Megjithatë, më parë, në Vlorë dhe në Tiranë, janë zhvilluar protesta nga kreditorët. Mësohet se më 15 janar 1997, firma Sude ka shpallur falimentin. Qindra persona u mblodhën në afërsi të 21 Dhjetorit dhe protestuan. Një ditë më vonë, policia arrestoi Maksude Kadënën, ndërsa rreth një muaj më vonë, ajo doli para ligjit. Mësohet se Kadëna është dënuar me rreth pesë vite burg, të cilat i ka shlyer. Sipas vendimeve të gjykatave, kjo firmë piramidale kishte 12 991 kreditorë.


Ky shkrim Falimenton pas 20 vitesh Sude, një nga firmat e para piramidale që u hap në Shqipëri u publikua me pare te Gazeta SHQIP.