Komandanti i ushtrisë egjiptiane, Abdul Fattah al Sisi ka deklaruar se
do të garojë për president, raporton një gazetë kuvajtiane.



I pyetur nga e përditshmja “Al-Seyassah” lidhur me këtë mundësi, numri një i ushtrisë tha se do të plotësojë dëshirën e popullit egjiptian dhe do të kandidojë në zgjedhje. Ky nuk është një lajm i papritur, pasi pritjet që ai të garojë për presidencën janë të mëdha. Gjithësesi, vetë ushtria e ka përgënjeshtruar informacionin e gazetës. Lidershipi ushtarak shprehu mbështetjen për kandidaturën e tij muajin e kaluar, duke e ngritur Kriza ne EgjiptEgjipt, sulme ajrore në Sinai
Miratohet Kushtetuta egjiptiane
Egjipt, votohet për kushtetutën e re
edhe në gradën e marshallit. Zgjedhjet presidenciale në Egjipt pritet të mbahen brenda gjashtë muajsh. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se Al Sisi pritet të fitojë bindshëm nëse kandidatura e tij zyrtarizohet. Ai është bërë një figurë shumë popullore në Egjipt që kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin pro-islamik Mohammed Morsi korrikun e kaluar, pas protestave masive. Zoti Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike, aktualisht ndodhet në burgim dhe po përballet me katër procese gjyqësore të ndryshme. “Unë nuk do t’a refuzoj kërkesën e popullit. Unë do ta bëj këtë për të rikthyer tek ata besimin tek vota e lirë”, deklaroi marshalli Al Sisi. / Top Channel